Frontex nis misionin ne Shqiperi

  • 5 years ago
Misioni në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës nisi me ndarjen e detyrave nga përfaqësuesit e Frontex për efektivët e policisë sonë. 25 oficerët nga 12 vende të ndryshme të Bashkimit Europian tashmë do të bashkëpunojnë me Policinë Shqiptare për patrullimin e kufirit me Greqinë.

Përveç parandalimit të trafiqeve në kufi, fokusi kryesor do të jetë ndalimi i emigrantëve të paligjshëm, të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Prej 22 Majit i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të Misionit. Shqipëria është vendi i parë jashtë Bashkimit Europian që bashkëpunon me Frontex, për patrullimin dhe ruajtjen e kufijve.

Tv Klan

Recommended