Xing me Ermalin/ “Si e priti familja lajmin se do martohem”

  • 5 years ago
Pas lajmit të mirë që ndau me të gjithë, se së shpejti do të martohet, moderatorja Jonida Vokshi tregoi po ashtu se si e pritën këtë lajm familjarët e saj.
Gjatë emisionit ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ku ajo ishte e ftuar u shpreh se ata u gëzuan shumë dhe se tashmë e kanë lënë në hije dhe duan më shumë producentin Besnik Krapi me të cilin Vokshi do të martohet së shpejti. Ajo shtoi se martesa e tyre është konkludim i dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe se vendimi i tyre nuk ka të bëjë me faktin që shpesh prindërit iu kërkojnë fëmijëve të tyre të martohen dhe të krijojnë familje.
Ermal Mamaqi: Tërë këto vite në heshtje? A u gëzuan ata të shtëpisë? Se halli familja është, njerëzit ndonjëherë martohen për familjen. Mos ndoshta t?i po e bën këtë për familjen?
Jonida Vokshi: Jo unë po e bëj për veten time, për dashurinë që kam për Besnikun. Besnik Krapin.
Ermal Mamaqi: Po shyqyr që e the se plasëm.
Jonida Vokshi: Pasi ia thamë familjarëve lajmin, sigurisht u gëzuan shumë, por tani familja ime do më shumë Besnikun se sa mua. Kam kaluar në hije. Besniku ka mbaruar për aktor dhe është producent./tvklan.al

Recommended