Kush eshte Fabio Dushku? Nga pronar lokali ne Athine, ne te burgosur perjetesisht

  • 5 years ago
Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

Bëhet fjalë për Fabio Dushkun 33 vjeç me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike me tvklan.al, ai na tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.
33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.
Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, "17 Nëntori" dhe "Grupi i Zjarrit". Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë u kapën nga autoritetet greke dhe u akuzuan se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së burgjeve në Greqi. Një ditë më parë, në intervistën që dha ekskluzivisht për tvklan.al, Fabio Dushku foli për "Mafian e burgjeve" në Koridhalo dhe çfarë po ndodh me shqiptarët në burgjet greke.

Lexo më shumë: https://tvklan.al/kush-eshte-fabio-dushku-nga-pronar-lokali-ne-athine-ne-te-burgosur-perjetesisht-video/

Recommended