Protestat e opozitës shqiptare janë zhvendosur para drejtorisë së policisë

  • 5 years ago
Protestat e opozitës shqiptare sot janë zhvendosur para drejtorisë së policisë së Tiranës, nga ku ka kërkuar lirimin e personave që u arrestuan një natë më pare gjatë dhunës para kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Policia ka bërë të ditur  se 84 persona po procedohen për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, janë arrestuar. Nga policia bëjnë të ditur se grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Recommended