Autoritete serbe ndalojnë dy zyrtarë, reagon Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy zyrtarë serbë nga Kosova Srdjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit Haradinaj dhe Srecko Spasiq këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, janë ndaluar nga autoritet serbe tek pika kufitare Dheu i Bardhë. Menjëherë pas ndalimit të zyrtarëve ka reaguaar kryeministri Ramush Haradinaj. Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shkruan se është i papranueshëm keqtrajtimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. ?I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.?

Recommended