Zone e Lire/ Pas 15 vitesh ne skene, Land Kademi publikon kengen e tij te pare
  • 5 years ago
Land Kademi është një ndër këngëtarët më të njohur, i cili ka një karrierë të gjatë në muzikë. Por ndryshe nga këngëtarët e zakonshëm, ai gjithnjë ka kënduar këngë të këngëtarëve të tjerë. Vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij të parë të titulluar ?Edhe pak lule?. I pyetur se përse ka pritur kaq gjatë për të publikuar një këngë të tij, këngëtari u përgjigj duke thënë se i ka pëlqyer rehatia, por miqtë kanë qenë ata që e kanë shtyrë për të pasur një këngë të tijën.
?Më ka pëlqyer rehatia, por miqtë e mi më kërkonin të publikoj një këngë. ?Kur do publikosh një këngë? më thoshin. Ky është klipi im i parë dhe hera ime e parë që vij në ?Zonë e Lirë?. Vëllai im nuk e ka pëlqyer shumë këngën, por unë i them ne jetojmë në Shqipëri dhe do mësohesh edhe ti me këtë gjë. Ai shikon coverat që unë bëj dhe nuk më imagjinon dot në këtë zhanër?, tha Kademi./tvklan.al
Recommended