E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (05 maj 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Ekipi simpatik i futbollisteve vajza të KF Teuta kanë ardhur sot me një mision. Justifikimet për gabimet e vazhdueshme që bëjnë nuk pinë më ujë tek drejtuesit e skuadrës.

Ato kanë ardhur për të kërkuar falje për gabimet si vonesat, humbja e bazës materiale, regjimi, orët e gjumit që nuk flenë herët një ditë para dhe janë të lodhura gjatë ndeshjeve. Vajzat tregojnë se pasioni i tyre për futbollin ka nisur që në moshë të vogël teksa shikonin ndeshje me baballarët.

Dënimi që ato marrin nga zysha dhe trajneri është vrapi, mungesa në ndeshjen e radhës ose stërvitjet e zgjatura. Ndeshjen e radhës e kanë me Jubanin e Shkodrës.

Trajneri Albano Doraci dhe zv. trajnere Zamira Koci vijnë në studion e ?Ka Një Mesazh Për Ty? dhe marrin premtimin e vajzave se në ndeshjen e radhës ato do të japin maksimumin. Falë ndërhyrjes së Arditit të gjitha vajzat do të shkojnë një ditë para në Shkodër.

Recommended