Kryemadhi: Rama, bishë e plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lëvizja Socialsite për Integrim ka mbledhur këtë të shtunë Konventën Kombëtare. Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi gajtë fjalës së saj nuk I kurseu sulmet dhe akuzat në drejtim të kryeminsitrit Rama ndërsa u shpreh e bindur se zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur. Ajo u ndal edhe tek propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, ku e cilësoi kryeministrin si një bishë të plagosur që po kërcënon shqiptarët pasi po rrezikon pushtetin. ?Zgjedhje nuk ka për të pasur as në ëndërr, as në makthin e tij. Bisha e plagosur në thagmat e fundit të saj bëhet më e tërbuar, kërcënojnë shqiptarët me kod penal, do të thotë që frika i ka përpirë dhe helmi që kanë futur në trupin e insektit të tyre do t?i tresë. Prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta rrëzuar këtë regjim për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve? Më tej Kryemadhi iu përgjigj edhe batutave të kryeministrit, ku theksoi se si doktoreshë e fallxhore e parashikon të ardhmen e vendit të ndritur e pa Ramën. ?LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër? Drejtuesja e LSI tha gjithashtu se opozita nuk do ta ndal mosbindjen civile dhe protestat deri sa të ketë zgjedhje të lira.

Recommended