Dorezohen 3 autoret e vrasjes se dyfishte
  • 5 years ago
Tre autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve Mikel dhe Erjon Jushi, të dielën në Laç, u dorëzuan në polici. Të parët që shkuan në komisariat ishin Markel dhe Vinçens Bushi, pas negociatave që familjarët bënë me policinë.

Pak orë më vonë, në policinë e Laçit u dorëzua edhe 23-vjeçari Manuel Bushi, personi që dyshohet se ishte shkaktar i konfliktit me dy të vdekur.

Dëshmitë e tyre pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe përfshirjen e tyre në konflikt.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Numër 1 të qytetit të Laçit, pas një sherri banal mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit. Ky i fundit thirri për ndihmë vëllain e tij, Markel Bushi dhe kushëririn Vinçens Bushi, të dy të armatosur me pistoletë.

Autorët i ndoqën për rreth 100 metra Mikel dhe Erjon Jushin dhe i qëlluan disa herë me pistoletë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë në një spital privat në Tiranë, por nuk mundën t?u mbijetonin plagëve të marra.

Tv Klan
Recommended