Samiti i Berlinit, “Dush i ftohtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”
  • 5 years ago
Mediat e huaja e cilësojnë si dush të ftohtë për Ballkanin Perëndimor samitin e një dite më parë të mbajtur në Berlin. Makron dhe Angela Merkel, raportohet të kenë qenë pesimist se zgjerimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të ndodhë së shpejti. Nga ana tjetër komisioneri evropian është shprehur i bindur se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për negociata me BE-në. VMRO-ja vlerëson se samiti i Berlinit është dëshmi se pushteti nuk zbaton reformat. Ndërsa ekspertët shprehen të bindur se BE-ja nuk i harron vendet e Ballkanit Perëndimor.
Recommended