Çmimet e roamingut ulen nga 1 korriku

  • 5 years ago
Një minutë bisedë telefonike në roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korrikut këtë vit do të kushtojë 3 denarë. Çmimi për thirrjet hyrëse roaming do të jetë 2,5 denarë ndërsa shërbimet e internetit do të kushtojnë 2,5 cent për megabajt. Në korrik të vitit 2020, çmimet do të ulen në mënyrë shtesë për 1,5 denarë. Mesazhet në rajon do të paguhen rreth 3,5 denarë ndërsa mesazhet hyrëse do të jenë falas. Këto janë çmimet më të reja të roamingut mes vendeve si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, të cilat operatorët e telekomunikacionit duhet t?i respektojnë.

Recommended