Raporti zyrtar/ ICTS nuk i hapi deren FNSH-se

  • 5 years ago
Një raport zyrtar i Zyrës Operacionale pranë Kryeministrisë tregon në detaje të hollësishme si ndodhi grabitja e afro 6.5 milionë Eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Raporti mbështetet në të dhëna të referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare.

Sipas policisë, furgoni me mbishkrimin ?hetimi tatimor? ku gjendeshin 5 grabitës e ka hapur portën nga ana e parkingut 24 orësh në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. I janë dashur 1 minutë e 20 sekonda.

Në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda  furgoni është parkuar tek krahu i djathtë i avionit të kompanisë Austrian Airlines dhe grabitësit kanë marrë paratë. Në orën 15:02?20?? ata janë afruar tek porta që ndodhet pranë pjesën fundore të rrethimit verior, kanë prerë zinxhirin e portës dhe kanë dalë.

Pas 35 sekondash kanë dalë në rrugën që të çon në drejtim të fshatit Tapizë, Fushë Krujë.

Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14:59?20?? një fugon i policisë së Aeroportit te Rinasit ka qenë para vendqëndrimit të avionëve për të marrë persona të deportuar, por nuk ka pasur fushëpamje dhe nuk është njoftuar nga shërbimet e ICTS, thuhet në raport.

Shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë qenë të dislokuara tek hyrja e portës ?A? jashtë pistës së avionëve, në 15:00?45?? kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për tek porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS.

Në orën 15:01?30?? FNSH ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t?u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash.

25 sekonda me vonë shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e policisë që një mjet ka hyrë tek porta pranë shërbimit të zjarrfikëses.

Policia thotë se Oficeri Menaxher në Detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15:02?51?? duke e informuar për rastin dhe se në orën 15:04?00??, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por kompania koncesionare raporton se Oficeri Menaxher në Detyrë e ka bërë njoftimin  në policinë orën 15:00, dhe jo 3 minuta më vonë siç raporton policia. Po në këtë orë, thotë kompania, Oficeri shkon tek dhoma e dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën.

Por në konkluzionet e raportit, thuhet se koncesionari TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02?51?, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit (14:57?30?), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri, sqarohet në raport.

ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04?00?, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57?30?) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri.

TIA ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta, pasi ka ndodh...