OKB organizon “Dita e qyteteve” ne Gjeneve
  • 5 years ago
Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka përzgjedhur Tiranën si një nga qytet që ka bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes së mbingarkimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Në takimin ?Dita e qyteteve?, të mbajtur në Gjenevë ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

?Jam shumë i lumtur që Tirana u përzgjodh si një ndër qytetet që po zgjidh më në fund çështjen e mbingarkimit të kopshteve, çerdheve e shkollave. Shkollat e reja që kanë sot të gjitha kushtet për të qenë ndërtesa të qëndrueshme, me termoizolim, me hapësira që i kthejnë shkollat në qendra komunitare, ishin gjëja që u vlerësua më shumë në OKB e Gjenevës?.

Nga Gjeneva, Veliaj shprehu vendosmërinë për të vijuar me ndërtimin e shkollave të reja.

?Unë i di të gjitha forcat që janë ngritur kundër, me histeri, janë të njëjtat forca që u ngritën edhe kundër këndit të lojërave, sheshit ?Skënderbej?, i cili pret një çmim tjetër, edhe kundër Pazarit të Ri. Megjithatë, dua t?i kujtoj kujtdo që ngrihet kundër shkollës shqipe, do të thotë të rezervosh vendin më të errët në historinë e Shqipërisë, kur ajo të shkruhet pas disa vitesh. Historia e Shqipërisë ka treguar se kush ka luftuar për shkollën dhe arsimin shqip, ka bërë investimin më të madh për vendin e tij?.

Duke iu referuar pikërisht protestave kundër projektit të shkollës së re të integruar në Kodër-Kamëz, Veliaj theksoi se ajo do t?i shërbejë 30 mijë banorëve që sot janë të detyruar t?i çojnë fëmijët e tyre shumë larg nga zona e tyre e banimit.

Tv Klan