Rudina - Cila eshte shenja me me fat per muajin Prill! (01 prill 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/rudina-emisioni-1-prill-2019/

Është dita e parë e muajit Prill dhe jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj. Dhe siç është bërë traditë tashmë, në çdo fillim muaji në emisionin ?Rudina? në Tv Klan astrologjia Meri Shehu zbulon parashikimin e yjeve për secilën nga shenjat e horoskopit.

Gjatë emisionit astrologia tregoi shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.

?Prilli na ndan nga ngatërresat e Mërkurit të kundërt që e kishim gjatë gjithë Marsit. Prilli do të na japë më shumë romantizëm?, tha Shehu në mënyrë të përgjithshme për muajin Prill.

Shenjat e horoskopit nga më pak të favorizuarat deri tek ato me më shumë fat:

12 ? Demi ? Janë në fund të renditjes pavarësisht se ky muaj iu përket. Pas datës 20 futet Dielli në shenjën e tyre, por menjëherë takohet me Uranin dhe kjo i bën Demët të surprizuar, të paqartë dhe me një tendencë për të bërë një ndryshim të madh. Kjo papërgatitje nga e reja i bën ata të jenë në fund të renditjes. Duhet të jenë me këmbë në tokë për të pritur gjera të reja. Do kenë financë pak të vështirësuar, puna me ndryshime të mëdha dhe dashuria do të jetë e mirë deri në datë

11 ? Peshorja ? Do të kenë një muaj romantik dhe do të dashurojnë në punë. Mund të fillojë një flirt shumë i zjarrtë dhe gjërat do të shkojnë mirë. Do jenë më emocionalë seç duhet dhe për ndikimin emocional që kanë nga të tjerët janë në këtë pozicion. Ky muaj do të jetë i mirë në lidhje me punë, dashurinë dhe me bashkëpunimet e reja. Financat nuk janë aq mirë sa duket, mund të harxhojnë në mënyrë të pakontrolluar.

10 ? Virgjëresha ? Në ekonomi do të kenë probleme, por edhe në çështjet erotike. Do të kenë bashkëpunime, puna do jetë shumë mirë. Rreth datës 20-të mund të kenë një të papritur që për shumë virgjëreshë do jetë e pakëndshme. Ose një njohje surprizë që do tronditë themelet e tyre ekzistuese ose një ndarje surprizë.

9 ? Peshqit ? Afërdita do jetë në shenjën e tyre deri më datë 20 Prill dhe kjo është një nga ndikimet e bukura për ta. Do të kenë ndjenja të bukura, takime, pasione, por të gjitha planet e tyre do të hidhen në erë pas datës 20-të. Nuk do të stabilizohen dot me planet dhe do të marrin një tjetërsim. Duhet të përshtaten me mënyrën e re.
Recommended