Investimet kapitale, qeveria formon ekip kontrollues

  • 5 years ago
Pasi vazhdoi realizimi katastrofik i investimeve kapitale edhe këtë vit, ku vetëm 3.53 për qind u realizuan në dy muajt e parë, qeveria vendosi të krijojë një ekip që do ta kontrollojë më nga afër punën. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev do të kryesojë ekipin, dhe pranë tij do të jenë ministrat e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski. Pushteti arsyetohet se kushtet e ndërtimit janë arsyeja që realizimi i investimeve kapitale në dy muajt e parë të vitit është i ulët. Përndryshe, realizimi i investimeve kapitale në shkurt arriti në vetëm në 2.44 për qind nga të parashikuarat për vitin 2019.

Recommended