PSP, grupet e punës kthehen në tryezën e negociatave

  • 5 years ago
Grupet e punës të partive politike për Prokurorinë Speciale do të vazhdojnë të enjten pasi tashmë ka 65 propozim amendamente konkrete nga opozita. Përmbajtja e tyre akoma mbete e fshehtë por në ditët e ardhshme, palët thonë se do të punojnë në përafrimin e qëndrimeve. Dallimet më të mëdha kanë të bëjnë me ndryshimin ose jo të ekipit të Janevës, shfrytëzimin e materialeve të përgjuara si dëshmi në gjykatë si dhe zgjedhjen e kryeprokurorit publik me propozim të opozitës ose pushtetit.

Recommended