Stop - Aksidentohet ne pune, “Margariti” zhduk parate e shmang demshperblimin! (12 mars 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-137-sezoni-4/

Mehdi Kollçinaku ka punuar në një firmë inertesh në Gjirokastër, ?Margariti shpk?. Në 2 Nëntor 2007, Mehdiu është aksidentuar në vendin e punës dhe ka prerë krahun. Me pronarin nuk e gjeti gjuhën, ndaj iu drejtua gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 52 milionë Lekë të vjetra.

Mehdi Kollçinaku: Në 1 Qershor të vitit 2006 nisa punë në një firmë inertesh ?Margariti shpk?. Në 2 Nëntor 2007, administratori i firmës që ishte kunati i pronarit më urdhëroi të të pastroja transportjerin e llaçit që unë se kisha bërë ndonjëherë. Edhe pse u këndërshtova, ai më tha në të kundërt lerë. Ndërkohë nisur nga fakti që jam kryefamiljar, fillova ta pastroj. Në një moment më kapi krahun. Hoqa dorën nga trasnportieri, isha i dëmtuar gjithandej, kokën e kisha të çarë, brinjë të thyera, pata dëmtim në mushkri. Me pronarin nuk e gjeta dot gjuhën, ne ju drejtuam organeve gjyqësore që e gjobitën me 52 milionë Lekë të më dëmshpërblente mua.

Ledia Kollçinaku, e bija e Mehdiut, ka ndjekur gjithë procedurën dhe tregon, se përse nuk arrin i ati të marrë paratë, që i ka njohur gjykata. Pas 3 vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit, Ledia mësoi, se një kreditor i hershëm kishte ekzekutuar një vendim të tjetër, duke e lënë gjendjen e kompanisë në zero. Më pas kompania kaloi në gjendje pasive, për të shmangur detyrimin.

Ledia Kollçinaku: Pasi babai im u aksidentua në firmën ku punonte, në 1 Nëntorin e 2007-s në filluam karvanin në proceset gjyqësorë që përfunduan në 1 Nëntorin e vitit 2013. Deri më sot nuk kemi arritur të ekzekutojmë vendimin i cili pasi u fituan në Shkallën e Parë në Apel, madje dhe në rekurs në Gjykatën e Lartë nuk ka arritur të vihen në praktikë, sepse përmbarimi me të cilin ne u kontraktuam na ka bërë me dije se firma nuk disponon asnjë lloj pasuri, as të paluajtshme, as të luajtshme për tu ekzekutuar ky vendim. Normalisht u interesuam për këto procedura dhe morëm dijeni se një kreditor i mëparshëm kishte ekzekutuar vendimin e tij duke marrë të gjitha asetet e kësaj firme dhe duke e lënë atë me gjendjen zero.

Deri në vitin 2013 firma ka punuar rregullisht dhe e ka ushtruar aktivitetin, ka deklaruar fitimin. Në momentin që i atë u aksidentua, firma filloi të bënte një lojë të pisët për ti shpëtuar detyrimeve. Kështu nga 2013-2016 ka figuruar aktive në QKB, por nuk ka deklaruar asnjë fitim, ndërkohë që nga Majit i 2016 dhe deri më sot firma figuron pasive...

Recommended