Rusët, spiunazh aktiv në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqiperi, është e hershme. Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes.Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës. Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrise Ruse. Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në të cilen ai vdiq. Vdekje, e cila u mbulua me mister dhe ku u aludua shumë mbi shkaqet.Por historia vazhdon. Vizion Plus ka siguruar 4 dokumente të viteve 2005 - 2007, të cilat jane të deklasifikuara tashmë, ku tregohet roli i shërbimeve ruse, por jo vetëm. Në keto informacione janë të përfshira dhe sherbimet malazeze dhe ato serbe. Por deri me sot janë deklasifikuar vetem shkresat përcjellese, jo informacioni i transmetuar në to.Shkresa e parë e datës 8 Mars 2005, e firmosur nga kreu i Sherbimi Informativ te Shtetit të kohës, Bahri Shaqiri dërgon materialin me temë: ?Aktivitetet aktuale të sherbimeve sekrete serbe, malazeze dhe ruse ndaj Shqipërise?, informacion ky i kërkuar nga Zyra e e Sigurise e NATO-s. Me pas ky dokument, i cili ende vijon të jetë i klasifikuar, i përcillet Ambasadorit te Shqiperise në NATO në atë kohë, Ilir Boçka, për ta dërguar atë prane zyres së Sigurisë së NATO-s.Por dukumenti i cili hedh dritë mbi aktivitet spiunazhi nga përfaqësues ushtarak rus ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërise, mban datën 2 maj 2007 dhe është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.
Recommended