Rreze Dielli 12 Mars 2019 - Në kuzhinën e Aida Markut, P1- Byrek me presh dhe gjize

  • 5 years ago
Kuzhina e ?Rreze Dielli? këtë herë ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për të mësuar disa receta tradicionale për Ditën e Verës. Në shtëpinë e shefes së kuzhinës Aida Marku kemi gatuar receta tipike të cilat mund ti marrim me vete në piknikun e organizuar enkas për këtë ditë. Byreku me gjizë dhe presh apo mishi i qingjit me qepujka e karrota ishin 2 prej recetave që Zonja Aida gatoi për ditën e Verës. Veç tyre ajo sugjeroi edhe vezët e ziera, misrat e zier, bukën e misrit të shoqëruar me gjizë e kopër apo edhe të tjera produkte e gatime karakteristike që nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të 14 marsit.

Recommended