Interneti si kercenim per femijet

  • 5 years ago
Kjo është ?Sfida Momo?. Dhe është kthyer tashmë në makthin e çdo prindi. Kjo video shfaqet në ?YouTube? dhe ?Instagram?, dhe u sugjeron fëmijëve metoda se si të vetëvriten, nga përdorimi i ilaçeve të prindërve deri tek përdorimi i mjeteve të mprehta apo linjës së energjisë elektrike.

Edhe ata prindër që në smartfonin e tyre apo tableta kanë shkarkuar ?YouTube Kids, nuk duhet të ndihen të sigurt pasi ?Sfida Momo? shfaqet edhe aty, kur fëmijët janë duke parë një video të zakonshme.

Ekspertët ngrenë alarmin se fëmijët janë në një rrezik të madh kur qëndrojnë në internet pa kontrollin e prindërve.  Por nuk janë vetëm mesazhet me këshilla vrastare. Edhe nxënësit e gjimnazeve, të cilët qëndrojnë disa orë në internet dhe tregojnë se janë kontaktuar apo kërcënuar edhe nga të panjohur.

Bullizmi është prezent midis nxënësve në shkollat 9-vjeçare, në gjimnaze ky fenomen  ka marrë një tjetër formë.

Organizata CRCA dhe Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri, deklarojnë se bullizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet janë kthyer në shqetësimet më kryesore për fëmijët dhe të rinjtë, ndaj ata kanë trajnuar disa gjimnazistë që të dinë së si të ruhen kur kanë situata të tilla, si dhe të komunikojnë edhe me nxënësit e tjerë në shkollat ku ata janë.

Tv Klan