Stop - Drejtoresha e kurrikulave Byzyka, cdo dite ne shkolle! (26 shkurt 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi rastin e shkollës së mesme jopublike ?Skënderbej?, që vijonte aktivitetin e lëshonte diploma, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Arsimit.Për këtë rast iku nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka. Por ?Stop? ka mësuar, se kjo e fundit, krahas detyrës si drejtoreshë e DAR, ndiqte edhe shkollën e lartë në fakultetin e drejtësisë.Në një shkresë zyrtare, fakulteti na provoi, se zonja Byzyka ndjek me kohë të plotë këtë shkollë, në vitin e parë dhe ka gjithsej 3 mungesa.Drejtori i komanduar i DAR, Redian Dengeri,thotë, se shefja e kurrikulës, Arjola Byzyka është cdo ditë në punë me kohë të plotë.Sipas juristit Clirim Gjata, në këtë rast, kemi të bëjmë me shkelje të rëndë administrative, që duhet hetuar.

Recommended