20% e plazheve do te jene publike

  • 5 years ago
80% e plazheve do të jenë private dhe 20% publike. Raporti i ndarjes së këtyre hapësirave është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton edhe kohën e lidhjes së kontratave mes bashkive dhe subjekteve që do t?i menaxhojnë.

"Rregullimi më i fortë që sjellin ndryshimet ligjore është afati kohor; Bashkitë që deri në datën 31 Mars të çdo viti, nuk kanë lidhur të gjitha kontratat e qerasë për përdorimin e plazheve, plazhet kalojnë automatikisht si plazhe publike. Përjashtim bën vetëm ky vit, që është toleruar për t'i lënë kohë hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, që data të jetë deri në 20 Prill".

Në plazhet private do të jetë i detyrueshëm vrojtuesi në çdo 80 metra të vijës lineare bregdetare.

"Mungesa e shërbimit me Vrojtues Plazhi e konstatuar nga Inspektoriati Përgjegjës i Turizmit përben shkak për zgjidhjen e kontratës me objekt ushtrimin e veprimtarisë ?stacion plazhi?.

Përcaktimi i zonave ku lejohet muzika, si dhe koshtrirja e sezonit turistik ishin të tjera kërkesa që Ministri i Mjedisit dhe Turizmit u adresoi drejtuesve vendore.

Tv Klan

Recommended