Kurora e gjelber e Kosines

  • 5 years ago
Kosina në Përmet do të jetë sërish e pyllëzuar, ashtu si shumë vite më parë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi sëbashku me nxënës të shkollave të Përmetit mbollën disa fidanë, që do të shërbejnë për të krijuar kurorën e gjelbër të kësaj zone.

"Kemi ardhur këtu në Kosinë, në një nga 100 fshatrat pjesë e programit tonë për mbështetjen e 100 fshatrave për të mbjellë qindra fidanë të tipeve të ndryshme. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne këtu po mbjellim fidanë të dafinës dhe po ashtu pisha dhe dhe bimë të tjera që janë për këtë zone".

Klosi tha se pyllëzimi në zonat e mbrojtura do të vazhdojë, por njëherazi kërkoi ndihmën e qytetarëve.

"Do të donim shumë që kjo zonë të vazhdonte të pyllëzohej dhe për këtë të gjithë ekspertët e ministrisë, të zonave të mbrojtura tashmë janë në terren së bashku me fëmijët, për të bërë një aksion të madh që do të kulmojë në dt 1-2 mars ku do i kërkojmë gjithë qytetarëve të mbjellin 5 pemët e tyre për të krijuar më shumë oksigjen për vendin tonë. Shpresojmë që me programin e ?100 fshatrave? ky fshat të marrë vlerat që duhet të ketë. Ne si pjesë e mjedisit vazhdojmë të bëjmë pyllëzimin në zonën rreth e qark tij?.

Mbjelljet e reja janë në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, nën sloganin krijo oksigjenin tënd.

Tv Klan

Recommended