Afati i targimit, tregtarët: Rendohemi financiarisht - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një grup tregtarësh që merren me importin e makinave të vjetra i kanë paraqitur disa shqetësime ministres së infrastrukturës Belinda Balluku.Ata kundërshtojnë vendimin më të fundit të qeverisë që kufizon importin e automjeteve të prodhuara para vitit 2009, por paralelisht vendimi parashikon edhe targimin e të gjitha makinave që ndodhen brenda vendit deri në 1 mars 2019.Por tregtarët kanë kërkuar rishikimin e këtij afati, pasi do t?i rëndonte ndjeshëm financiarisht.Ministria duket se i ka dhënë shpresë ankesës së importuesve për gjetjen e një zgjidhjeje.Paralelisht me këtë fakt janë me qindra automjetet që nuk arritën të hynin në Shqipëri brenda afatit ligjor në datën 2 dhjetor, duke mbetur në pikat kufitare. Ndonëse dy ministritë janë në fazën e rishikimit të kësaj situate, me qëllim amnistimin e mundshëm të tyre, por nuk ka ende një vendim zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi.

Recommended