Gripi i derrit prek edhe Durresin

  • 5 years ago
Në spitalin e Durrësit është regjistruar i prekuri i parë me virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Pacienti është një 60-vjecar, i cili ndodhet prej tre ditësh i shtruar në repartin e reanimacionit. Transferimi i tij për një mjekim më të specializuar në Sanatorium Tiranë, sipas mjekëve, do të procedohet në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Në total numri i viktimave nga gripi i derrit ka shkuar në 4. E fundit që ndërroi jetë ishte një 76-vjeçare nga Lushnja, e cila kishte mbërritur dy ditë më parë në Sanatoriumin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi prekja nga virusi. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike, të cilat rënduan gjendjen e saj.

Tv Klan

Recommended