Klinika e Gjinekologjisë në Çair, ndahen 12 milion denarë për ndërrimin e sistemit të ngrohjes
  • 5 years ago
12 milion denarë janë ndarë për ndërrimin e sistemit të ngrohjes së Klinikës së Gjinekologjisë në Çair, njoftoi ministri i Shëndetësisë. Ai tha se të gjitha dokumentet e nevojshme që i duhen Qytetit të Shkupit mbi procedurën e tenderimit, do t'i dorëzohen deri në fund të javës. Një deklaratë e tillë erdhi pasi Shilegov tha se deri te Qyteti i Shkupit nuk ka mbërri asnjë dokument për fillim të procedurës për ndërrimin e sistemit të ngrohjes, derisa përgjigjej në pyetjen nëse Gjinekologjisë do t'i vazhdohet afati 30 ditor që e njejta të mos mbyllet.