Mickoski: Ligji i gjuhëve, manipulim me ndjenjat e qytetarëve

  • 5 years ago
VMRO DPMNE-ja insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet. Kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickoski në një debat me redaktorët e pesë televizioneve kombëtare në vend akuzoi pushtetin se përgatitet për të manipuluar zgjedhjet presidenciale. Për këtë arsye Mickoski kërkoi formimin e Qeverisë teknike, me ministër të brendshëm dhe disa zv.ministra të cilët do t?i takonin VMRO DPMNE-së. Mickoski tha miratimi i ligjit për gjuhët, është manipulim me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve presidenciale.