Dyfishohet kapaciteti i bovillës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e bovilles, si dhe ndërtimin e një linje të re te cila përmirëson furnizimin me ujë të qytetarëve. Erion Veliaj tha se ky investim i përgjigjet zhvillimit demografik te Tiranës ne dy dekadat e fundit.?Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës. Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës. Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë. Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë?Për Veliajn ky investim shënon edhe nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë brenda 5 viteve.?Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ?Tirana, ujë 24 orë?. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t?u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar.?Shumë zona të kryeqytetit do të përfitojnë nga këto investime, veçanërisht zonat periferike, duke patur një furnizimi më të mirë me uje.

Recommended