Studentet flene ne fakultete - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej 3 ditesh tashme, studente e ekonomikut, juridikut, inxhinierise dhe arkitektures jane ngujuar brenda fakulteteve te tyre. Rreth 50 të rinj e kane kaluar naten ne ambientet e brendshme të fakultetit ekonomik, por mëngjesin e kësaj të shtune hyrja e shkollës ishte e mbyllur per te mos lejuar as hyrjen e as daljen e studenteve. Kjo ka sjelle edhe zemërimin e disa prej prindërve qe kishin shkuar për tu interesuar për gjendjen e fëmijëve. Edhe ne fakultetin e drejtesise, porta kryesore ishte e mbyllur. Por aty, ishin vete studentet qe nuk kanë lejuar persona te jashtem te hyjne. Te rinjte e ngujuar, njesoj si të premten, përdorën një dritare për të komunikuar me ambientet e jashtme, pasi dera kryesore e fakultetit vazhdon te jete e bllokuar nga karriget dhe tavolinat.Ndërkohë ne Fakultetin e inxhinierise, pas tensioneve te një dite më parë, situata ishte me e qete. Rreth 18 studente qe kishin kaluar naten, vijonin të qendronin aty.Studentet thone se ngujimi do te vazhdoje, pavarësisht se një pjesë e shokëve të tyre i janë rikthyer mësimit në auditore.

Recommended