Thaçi replikon me Lajçak - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Mirosllav Lajcak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë. Lajcak deklaroi se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen. Por Thaçi i ka kujtuar kryediplomatit sllovak se fillimisht vendi i tij duhet ta njoh shtetin e Kosovës. Hashim Thaçi: I nderuar ish-koleg, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën, ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vjenë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme. Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare në Bashkimin Europian, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Greqinë e Qipron.

Recommended