Lajçak mbërrin në Prishtinë,/ “Pres sukses nga dialogu” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I dërguari special i BE për dialogun, Miroslav Lajcak ka mbërritur në Prishtinë ku do të qëndrojë për një vizitë treditore. Pas takimit me presidentin Hashim Thaci, diplomati sllovak u shpreh i vendosur për ta cuar deri në fund me sukses procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.MIROSLAV LAJCAKI DERGUARI I BE PER DIALOGUN?BE është tepër serioz kur bëhet fjalë për rajonin dhe specifikisht për Kosovën. Pres që ta përfundoj me sukses procesin që nisi në vitin 2011. Ne synojmë arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Do të vazhdoj vizitën time edhe në Beograd që të nisim punimet për dialogun, i cili pres të vendoset shumë shpejt në Bruksel.?Miroslav Lajcak shtoi se bashkëpunimi me SHBA është i mirëpritur dhe rezultatet e aritura deri më tani janë fryt i përbashkët. Ndërsa presidenti Hashim Thaci deklaroi se liberalizimi i vizave është kusht për nisjen e dialogut.HASHIM THACIPRESIDENT I KOSOVES?Qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës në këtë proces është se ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave ndërsa duhet të përmbyllet sa më parë të jetë e mundur, jo me një process të pafund, me njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. E ardhjmaj e kos është e sigurt vetëm duke qënë ojesë e perspektivës europiane konkrete. Natyrisht në këtë drejtim ne do të punojmë ngushtë edhe me SHBA që të lëvizim më shpejt më mirë fdrejt një marrëveshje përfundimtare. ?Kreu i shtetit kritikoi Brukselin se është vonuar shumë për qytetarët e Kosovës, duke i mbajtur të izoluar padrejtësisht.?BE është vonuar shumë me liberalzimin e vizavëe dhe duhet të lëvizë më shopejt besoj plotësiht në angazhimin e sinqertë dhe të vendosur të SHBA. Do të kenë koordinim të sukseshshme si partnerë strategjikë të kosovës.?Bashkimi Europian ka theksuar se çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga Brukseli. ?E ardhmja europiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në?, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.Ndërsa për takimin në Uashington, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar mundësinë që të flitet për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ai ka theksuar se do të jetë në fokus zhvillimi ekonomik i vendeve.
Recommended