Gazmend Musta pranon krimin: Bëra fjalë me kunatën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gazmend Musta, personi që mbrëmjen e së mërkurës vrau me thikë gruan dhe kunatën ka rrëfyer para uniformave blu se si nisi debati në familje.34 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar se fillimisht sherrin e kishte nisur me motrën e gruas.?Kisha shkuar tek prindërit e mi në fshat. Kur u ktheva në banesë gjeta motrën e gruas. Merisa më tha se kishte ardhur që të merrte motrën e saj dhe fëmijët që të shkonin për festë tek prindërit e tyre. Nuk e lejova të shkonte sepse me ta kam pasur debate të herë pas hershme. Që kur kam shkuar emigrant në Greqi kam pasur sherre me babain e nuses. Kur po debatoja me kunatën, ndërhyri edhe Gentiana duke më kundërshtuar?.Pak pasi kreu krimin e dyfishtë, 34 vjeçari u vë në prangat e policisë, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 17:30 minuta në banesën e tyre në Ballsh të Mallakastrës. Viktimë e vrasjes makabre mbeti Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe nëne e dy fëmijëve të mitur, si dhe motra e saj 18 vjeçare, Merisa Çaushaj.