Endrit Alibej, objektivi i sulmit mafioz në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz të së shtunës në mbrëmje në Elbasan ku humben jeten tre persona.Mësohet se të gjithë personat që u qëlluan për vdekje janë të afërm me njeri-tjetrin.Objektivi I atentantit dyshohet se ka qënë Endrit Alibej, 34 vjec i cili është person me precedente penal ne fushen e lendeve narkotike ne Europe, kryesisht për trafik kokainë. Ai kishte ndryshuar edhe mbiemrin si pasoje e problemeve me drejtesine.Viktima tjeter Arben Dylgjeri 54 vjec është xhaxhai i tij ndërsa shtetasi turk Erdal Duranay. Ky I fundit është i afërm i një prej bashkëshorteve të familjareve të fisit Dylgjeri dhe Alibej.Të tre viktimat sapo kishin dalë nga një lokal në zonën e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre. Ata lëviznin në tre makina, kun ë njërën ishin të tre viktimat ndërsa në dy makinat e tjera fëmijet dhe bashkëshortet e tyre.Autoret mesa duket e kanë pasur te qartë objektivin e atentatit teksa kanë shkuar vetëm në makinën ku ishte Endrit Alibej , Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk.

Recommended