Largimi i mjekeve dhe infermiereve

  • 5 years ago
Edi Rama fajëson mediat se kanë abuzuar me të dhënat për mjekët dhe infermierët e larguar drejt Gjermanisë. Pavarësisht se lajmet që flasin për këtë fenomen u referohen shifrave të shoqatave të bluzave të bardha, Rama deklaron se nuk ka mungesa të mjekëve dhe infermiereve dhe se një listë e gjatë emrash presin të punësohen në sistem përmes portalit.

?Gjatë këtij viti të braktisjes të Shqipërisë të mjekëve dhe infermierëve, sipas medias, llafi që dije se ju e dini se çfarë janë. Këtë vit janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, dhe të tjerë janë në radhë për tu punësuar?.

Sipas Ramës, Gjermaninë mjekët që zgjedhin të punojnë larg qendrës së tyre të banimit mund ta kenë në Shqipëri, pasi paga që ju ofrohet është shumë e lartë.

?Marrin deri në 2500 Dollarë në muaj dhe po të llogarisësh se taksat që paguajnë këtu janë 5-fish më të ulëta se ato që do të paguanin në Gjermani?.

Një tjetër stimul për të mbajtur bluzat e bardha është bursa për studentet e ekselencës në mjekësi. Masë kjo e marrë nga qeveria si pjesë e paketës së kërkuar nga studentët protestues.

Në takimin e organizuar për blerjen e 32 autoambulancave të reja qe do të shpërndahen për të gjithë rrjetin e urgjencave në vend, kryeministri foli dhe për bonusin e bebeve që nis të zbatohet nga 1 Janari i 2019. E këtu ka dhe një urim për çiftet e reja.

"Të shtynë fort, përpara".

Tv Klan

Recommended