Dhuna në Kuvend, skadoi afati për amnistinë

  • 5 years ago
Mitko Çavkov, Igor Durlovski, Igor Jug, Jane Çento dhe shefi i policisë Dushko Lazarov. Kjo është pesëshja e cila nuk kërkoi mëshirë për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Të 28 të pandehurit e tjerë për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues kanë dorëzuar kërkesë për amnisti. Bogdan Ilievski ? Betmen, një nga organizatorët e protestave ?Për një Maqedoni të përbashkët? beson se i plotëson kushtet për të qenë i falur, edhe pse prokurorja Vilma Ruskoska personalisht theksoi se organizatorët nuk duhet të amnistohen.