Temperatura të acarta pritet ta përfshijnë vendin

  • 5 years ago
Reshjet e borës përfshin thuajse gjithë vendin. Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe mbetje bore, posaçërisht në autostradën Demir Kapi-Gjevgjeli dhe rrugën Gostivar-Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë ku në këtë të fundit, në periudha të caktuara ishte e ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda. Reshjet e borës, sipas Entit hidrometeorologjik do të rikthehen sërish të enjten në mbrëmje por në pjesët veriore të vendit, ndërsa në ato jugore do të ketë reshje shiu. Meteorologët paralajmërojnë edhe mot të ftohtë me temperaturë mëngjesi deri në ? 6 gradë celsius. Gjatë kësaj periudhe i rekomandohet shoferëve përshtatje e shpejtësisë gjatë lëvizjes së automjeteve. Kujdes të veçantë rekomandohet në rrugët që akoma janë të lagura e që rrezikojnë gjatë natës të shndërrohen në akull për shkak të temperaturave nën 0.

Recommended