Tragjedi në koncert në Itali - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të paktën 6 të vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur. Ky është bilanci I tmerrshëm nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në orët e para të mnegjesit të së shtunës në një diskoteke në Ankona të Italisë. Bilanci tragjik erdhi pasi turma me qindra njerez që ishin brenda në klubin e natës tentonin të dilnin me cdo kusht jashtë për shkak të një paniku të një sulmi kriminal që mendohej se do të ndodhte brenda në diskoteke. Një spraj u hodh brenda në ambjentet e diskos të populluar kryesisht nga të rinje ?Lanterna azzurra? në Corinaldo të Ankonas. Ky moment shpërtheu panikun dhe të rinjte tentuan të dalin me shpejtësi jashtë por në frike e sipër, turma ka shkaktuar një tragjedi të vërtete. Fakti që dalja e emergjences dyshohet se ka qënë e mbyllur sic raportojnë mediat italiane e ka bërë edhe më të rëndë situatën. 5 adoleshente dhe një grua e cila kishte shkuar në diskoteke për të shoqëruar vajzën e saj kanë mbetur të vdekur ndërsa të paktën 12 të rinjë të tjerë nga dhjetëra të plagosur në total janë në gjëndje të rëndë. Konkretisht viktimat jane dy djem 16 dhe 15 vjec, dy vajza nga 14 vjec dhe nje tjeter 15 vjec se bashku me mamane e vet 39 vjece. Te gjithe viktimat jane italiane. Të rinjtë kryesisht të moshës 14 deri në 18 vjec ishin mbledhur në këtë diskoteke për të dëgjuar një koncert I rreperit Sphere Ebbasta.
Recommended