MAS: Maturantet, vetem nje lende me zgjedhje

  • 5 years ago
Të gjithë maturantët që do t'u nënshtrohen provimeve të Maturës në vitin 2019 do të kenë mundësi zgjedhje edhe 3 lëndë të reja. Në udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit saktësohet se përveç 8 lëndëve me zgjedhje, janë shtuar edhe Histori Baleti, Histori Muzike dhe Histori Arti.

Këtë vit, udhëzimi i MAS u është shpërdarë nxënësve më herët për të bërë zgjedhjen e tyre për provimet që u hapin rrugë degëve në universitete.

Ndërsa pak kohë më parë, Ministria e Arsimit udhëzoi që provimet e Maturës Shtetërore 2019 për shkollat e arsimit të mesëm të jetë vetëm një provim me zgjedhje, jo dy siç ka qenë më parë.

Për t'u ardhur në ndihmë zgjedhjes së degës së Universiteteve, maturantët zgjedhin që në fillim të vitin shkollor ato lëndë që i ndihmojën për të marrë më shumë pikë në degën që dëshirojnë.

Ndërsa lëndët bërthamë për provimet e detyruara mbeten Gjuha Shqipe dhe Letërsia, Matematika dhe gjuha e huaj.

Tv Klan

Recommended