Festa e Pavaresise, Presidenti thirrje për dialog

  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha sonte në darkë në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit bëri thirrje për bashkëpunim dhe dialog të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës, në funksion të shtetit ligjor.

"Duhet reflektim nga të gjithë për një mjedis më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut. Funksionimi i shtetit ligjorë dhe institucioneve të pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim dhe dialog të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës", tha Meta.

Në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, ish-Presidenti kroat Mesiç, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, drejtues institucionesh dhe arsimit të lartë, intelektualë, artistë, përfaqësues të familjeve dhe trashëgimtarë të atdhetarëve nënshkrues të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë Diaspora shqiptare, arbëreshë si dhe miq të ndryshëm të Shqipërisë nga mbarë bota./tvklan.al

Recommended