Rama: Investimet ne bregdet, te orientuara tek hoteleria

  • 6 years ago
Asnjë leje ndërtimi për fshatrat turistike nuk do të jepet në bregdet, por vetëm për resorte të kombinuara: hotele dhe vila rezidenciale. Në samitin e investitorëve të huaj për turizmin, kryeministri parasheh dhe fatin e fshatrave turistik.

Fton sipërmarrësit vendas dhe të huaj të investojnë në hoteleri, por ka një kusht të vetëm për ta. Pavarësisht entuziazmit që sjellin shifrat në rritje të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, Ministri Blendi Klosi flet për sfidën e krijimit të një modeli unik të turizmit elitar.

Në përfundim të samitit u nënshkrua marrëveshja mes ?Marriott Group? dhe kompanisë ?AlbStar?, drejtuesit të cilave vlerësuan paketat lehtësuese të qeverisë shqiptare.

"Marriott Internacional" është një kompani amerikane multinacionale, e cila menaxhon dhe ofron një portofol të gjerë hotelesh. E themeluar nga Willard Marriott, kompania amerikane drejtohet tashmë nga djali i tij Bill Marriott. Ajo ka më shumë se 6000 hotele në 122 vende me mbi 1.2 milionë dhoma në total.

Tv Klan

Recommended