Stop - Shkarkohet dhe i hiqet certifikata e sigurise punonjeses denoncuese! (07 nentor 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; AISM është Agjensia e Inteligjencës së Sigurisë së Mbrojtjes.Punonjësit e saj duhet të kenë certifikatë sigurie, që lëshohet nga DSIK, Drejtoria e Informacionit të klasifikuar.Por një punonjëse prej 14 vjetësh e AISM, tregon në ?Stop?, sesi denoncoi shpërdorimet e detyrës nga ana e eprorëve të saj.Zonja në fjalë iu drejtua drejtorit, më pas edhe ministres së mbrotjes Olta Xhacka dhe kryeministrit.Denoncimet u pasuan me ngritjen e një grupi kontrolli dhe përfundimi: denoncuesja u hodh në rrugë dhe ju hoq edhe certifikata e sigurisë. Punonjësja foli më dy nga shefat, që hartuan raportin dhe i hoqën certifikatën e sigurisë. Ata pohuan se asaj nuk i ishtë gjetur asnjë shkelje dhe shkelje ishte heqja e certifikatës së sigurisë.Pas këtij kalvari, punonjësja e cënuar iu drejtua prokurorisë së Tiranës, por prokurorja Alma Bramo,mori vendim për mosfillim të hetimeve.Nga ana tjetër, Dhoma penale e ka kthyer cështjen për rihetim, pasi ka konstatuar një sërë mosveprimesh proceduriale.

Recommended