Surprizon moti, plazh ne Nëntor

  • 6 years ago
Është Nëntor, por temperaturat e pazakonta kanë favorizuar të apasionuarit pas detit që të notojnë dhe marrin rreze.
Të shumtë kanë qenë vizitorët në Shëngjin, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet.
28 gradë Celsius ka shënuar termometri në mesditë, duke ju dhënë mundësi të gjithëve të shijojnë momente relaksi në det.
Moti i ngrohtë dhe shtimi i vizitorëve në Shëngjin ka ndikuar edhe tek bizneset e zonës, të cilët shprehen të kënaqur me numrin e frekuentuesve, që përgjatë fundjavës ka shënuar rritje.

Recommended