Heroina e Hasit/ U kapën vetëm punëtorët, “bosët” në kërkim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të arrestuarit e policisë në lidhje me laboratorin e heroinës së sekuestruar në fshatin Brenog të Hasit, janë vetëm punonjës dhe transportues të drogës, ndërsa nuk janë kapur ende poseduesit, pritësit dhe financuesit e trafikut. Burime pranë policisë bëjnë me dije për Vizion Plus se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se bosët e kësaj organizate janë disa shtetas të huaj, gjerman, si dhe shqiptarë nga Kosova. Që prej mbrëmjes të së enjtes, qindra forca policie, nga reparti RENEA, FNSH dhe agjentë të DEA-s amerikane rrethuan fshatin Brenog.Në momentin e ndërhyrjes në laborator u arrestuan 5 persona, për të cilët burimet shprehen se janë punonjës dhe transportues të drogës që prodhohej pikërisht në këtë vend.Sipas burimeve, numri i të prangosurve është më i lartë, por për shkak të operacionit, i cili është ende në vijim, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar. Deri më tani, në pranga kanë përfunduar Mustaf Shuti, djali i tij Xhevit Shuti, si dhe nipi 15 vjeçar.I arrestuar është edhe punonjësi i zjarrëfikëses në Kukës, Flamur Çela, si dhe një tjetër person me inicialet V.B.Brenda në magazinën e ndodhur mes pemëve dhe disa banesave të fshatit u sekuestruan më shumë se 100 kilogram heroinë e opium, e cila ishte paketuar dhe e futur në valixhe e kuti kartoni, gati për t?u hedhur në treg. Ndërkohë, që në kërkim janë të paktën 5 persona të tjerë, të identifikuar nga policia.

Recommended