Te henen fati i dosjes “Tahiri”

  • 6 years ago
Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të vendosë javën e ardhshme mbi fatin e dosjes ?Tahiri?. Prokurorët e çështjes do të mblidhen të hënë për të diskutuar mbi hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, afati i të cilave përfundon më 17 Tetor.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e krimeve të rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Burime pranë organit të akuzës thonë se afatet e hetimit mund të shtyhen edhe me 3 muaj.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato.

Recommended