Zeiss Vision Center ndihmon femijet me probleme me shikimin

  • 6 years ago
?Kujdesi për syrin kudo?, ky slogan sjell  në vëmendje sot në Ditën Botërore të Shikimit, çështjet e shëndetit të syrit, siç janë verbëria dhe dëmtimet e shikimit. Këtij sensibilizimi për kujdesin e shëndetit të syrit ju bashkua Optika 1 dhe Zeiss Vision Center, përfaqsuesi i kompanisë gjermane në Shqipëri prej dy vitesh dhe i vetmi në Europën Lindore.

Okulistë të laboratorit të Zeiss Vision Center, të trajnuar dhe të çertifikuar pranë kompanisë prestigjioze gjermane Zeiss, lider botëror në fushën e teknologjisë optike, bënë një kontroll mjekësor tek 40 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës 'Zyber Hallulli', ndërsa për fëmijët me probleme në shikim Zeiss Vision Center dhuroi edhe syzet optike.

"Në kuadër të ditës së shikimit, ne si mjekë okulistë gjejmë rastin të sensibilizojmë popullatën për faktin që në shumë herë e marrim të mirëqenë shëndetin e syrit deri sa shumë herë përplasemi me problematika të ndryshme të syrit", shprehet mjekja okuliste Junida Shehaj

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, shumica e njerëzve me dëmtim të shikimit janë mbi moshën 50-vjeçare. Por në botën dixhitale ku jetojmë sot, të rrezikuarit janë edhe fëmijët, tek të cilët përdorimi i pajisjeve dixhitale, sjellë probleme të shikimit.

"Gjatë përditshmërisë së vizitave, shumë pacientë na vijnë në fazat e avanacimit të sëmundjes, atëherë mjeku ka shumë pak gjëra me të cilat mund ta ndihmojë pacientin. Ajo që ne si mjeke rekomandojmë është kontrolli periodik si tek fëmijët edhe tek adultët".

Duke theksuar kujdesin për syrin, këtë dhuratë të çmuar, në këtë kuadër "Zeiss Vision Center" dhe Optika 1 ofron ulje deri në 50 % për skeletet optikë.

"Një kujdes më i madh për syrin", kjo është thirrja e mjekëve okulistë sot, kur rreth 285 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me shikim të ulët dhe në verbëri. Megjithatë ekspertët e OBSH-së konfirmojnë se 80% e dëmtimit të shikimit është i shmangshëm, lehtësisht i shërueshëm ose i parandalueshëm.

Recommended