Rikthehet “kafja me gjyshin” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës rikthen traditën e ?kafes me gjyshin?. Pensionistet ne disa lokale te kryeqytetit kane mundësi ta konsumojnë kafen me çmim te reduktuar. Ne ditën e te moshuarve Veliaj ishte me disa prej tyre.?Rikthejmë traditën tonë të mirë të ?Kafes me gjyshin?, ndaj dua t?i falenderoj të gjitha institucionet pjesëmarrëse të kësaj nisme të bukur. Vërtet është diçka modeste, por diçka që tregon se nuk harrojmë, se jemi këtu për të respektuar trashëgiminë e të parëve tanë. Ju falenderoj shumë për kontributin, disa si ushtarakë, disa si mësues, disa si doktorë. Pavarësisht profesionit, vendi ynë është më i mirë falë këtij kontributi të mrekullueshëm?Veliaj beri apel për me shume përkujdesje ndaj te moshuarve.?Po merren më shumë me sport, me aktivitete humanitare, më shumë me punë vullnetare, gjëra që kujtojnë rininë e gjyshërve tanë, kur këto gjëra nuk ishin tabu. Mezi pres që të shoh sot, por edhe gjatë gjithë vitit, më shumë të rinj që kujtojnë gjeneratën e vjetër dhe pranojnë që nuk kemi ardhur nga hiçi. Kemi ardhur nga dikush, kemi ardhur nga një traditë, kemi një histori. Fakti që e kujtojmë këtë histori, na bën nder të gjithëve?, tha Veliaj.Ky është viti i trete qe nisma ?kafe me gjyshin? zbatohet ne kryeqytet.
Recommended