Rikthehet “Lakuriqi i natës” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Muzika e shumë duartrokitur e Shtrausit dhe valset e jashtëzakonshme vjenezë do të jehojnë këtë të hënë në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.Nën titullin ?Lakuriqi i natës?, orkestra, solistët, balerinët dhe kori i Teatrit të Operas dhe Baletit ngjiten të gjithë bashkë në një skenë për këtë operetë. Edhe pse është rivendosur në shumë skena ndërkombëtare, që nga viti 1874, ?Lakuriqi i natës? gjithnjë duartrokitet.Nuk është vetëm një operetë, por edhe një vepër që bën bashkë baletin e dialogun teatral. Në këtë rivënie të Teatrit të Operas dhe Baletit, dhjetë solistë të rinj do t?i bashkohen 7 artistëve të karrierës që për vite janë ngjitur në produksionet e Teatrit të Operas dhe Baletit.Por, ndryshe nga kurdoherë, për publikun, libreti i kësaj vepre do të vijë i titruar në shqip dhe anglisht, në dy ekrane të mëdha, në mënyrë që kjo operetë teatrale të shijohet ashtu sikurse ndodh edhe në produksionet e teatrove në botë.
Recommended