Zone e Lire/ Holta Pilz fituese e vendit te trete ne kompeticionin boteror Bodybilding

  • 6 years ago
Modelja e Bodybilding, Holta Pilz është shpallur fituese e vendit të tretë në kompeticionin botëror ?Olimpia?.

E ftuar në emisionin ?Zone e Lirë? në Tv Klan Pilz tha se kompeticioni u zhvillua 6 ditë më parë në San Marino në Itali. Ajo tregoi se bën pjesë në kategorinë ?Women Physique? është kategoria më e lartë për femra.

?Fitova vendin e tretë në kompeticionin botëror ?Olimpia? në Bodybilding që u mbajt në San Marino në Itali. Unë jam në kategorinë ?Women Physique?, është kategoria më e lartë për femra. Vendin e parë në këtë kompeticion e mori Bosnja, vendin e dytë Italia dhe Shqipëria vendin e tretë. Në gara të tilla i vihet rëndësi edhe pamjes së jashtme. Falenderoj trainerin tim që është kujdesur për mua gjatë gjithë kohës. Në kategorinë që u mbajt një vitë më parë unë dola në 6-çen më të mirë ku merrnin pjesë 62 femra nga e gjithë bota?, tha Philz.

Gjatë emisionit ajo po ashtu i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në kampionatin e Shqipërisë që do të mbahet në Akademinë e Arteve më 6 Tetor.

?Më 6 Tetor, ditën e shtunë do të organizohet kampionati i Shqipërisë në Akademinë e Arteve dhe i bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë. Gara fillon në orën 17:00, do të garojnë meshkuj dhe femra. Femrat që merren me këtë sport janë të pakta dhe nuk shfaqen? tha bodybilderja.

Recommended