Inspektorati Qendror: Analizat e ISUV te pabesueshme

  • 6 years ago
Kreu i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari akuzon Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare se abuzon me detyrën duke nxjerrë rezultate analizash të pabesueshme dhe të pacertifikuara.

Kreu i Inspektorateve shkoi më larg kur tha se vetë ai ka dërguar për analizë 6 mostra të ujit, ku njëri prej tyre ishte ujë pusi dhe të gjitha kanë dalë me përgjigje pozitive se ishin në standardet e duhura.

Shkëlqim Hajdari paralajmëroi ndryshime ligjore që vetë institucionet që nuk mbajnë përgjegjësi për rezultatet e analizave që nxjerrin të kenë përgjegjësi penale.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se nuk e besojnë deklaratën e kryeinspektorit. Ata sqarojnë se një vit më parë, ky laborator ka patur vetëm 16 analiza të akredituara, ndërsa sot ky numër ka arritur në 53.

Recommended