Shenjterimi i “Nene Terezes”, bashkia dreke ne mensat sociale
  • 6 years ago
Qendra sociale në njësinë numër 4 në kryeqytet, nga sot mban emrin e shenjtores "Nënë Tereza". Në përkujtim të figurës së shenjtores, Bashkia shtroi drekë në mensat sociale për të gjithë njerëzit në nevojë. Për kryebashkiakun kjo ditë konsiderohet si një moment reflektimi.

?Duke e quajtur qendrën tonë sociale në Njësinë 4 ?Gonxhe Bojaxhi?, i kujtojmë vetes dhe kujtdo kalimtari, se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, kur vendosim të bëjmë mirë. Por, e kemi kuptuar se kemi potencial edhe kur bëjmë keq. Kur ne shqiptarët ndajmë mendjen që do bllokojmë, që do vëmë stërkëmbësha, që do flasim keq, që do intrigojmë, që do pengojmë njëri-tjetrin, edhe aty jemi të paparë. Por, sikur gjithë këtë energji ta kthenim për mirë, në punë konkrete, sikur t?i shërbenim njëri-tjetrit, çfarë mrekullie do të ishte në Tiranë!?.

Veliaj ftoi qytetarët që t?i bashkohen këtij solidariteti, duke dhënë kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve që kanë më shumë nevojë.

Tv Klan
Recommended